Juventusi ka dështuar edhe këtë sezon në Ligën e Kampionëve duke u eliminuar përballë Ajaksit në çerekfinale. Bardhezinjtë kanë nisur që tani të mendojnë [për merkaton e verës dhe ndërhyrjet ku skuadra ka nevojë dhe mesa duket, mbrojtja është një nga repartet më problematike me Kielinin që po vuan dëmtime dhe Bonuçin larg formës që kishte dikur.

Kampionët e sapo shpallur të Italisë kanë hedhur sytë nga Premier Liga dhe synojnë që të bëjnë një tjetër ‘grabitje’ te Arsenali. Sipas ‘Daily Star’, Juventusi ka nisur të mendojë për shërbimet e Shkodran Mustafit i cili me ‘Topçinjtë’ nuk është se po kalon një moment shumë të mirë.

Sakaq, në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Milani, por mediat angleze janë të bindura se bardhezinjtë mund të fitojnë pa problem duelin me Milanin për shërbimet e tij.

Kujtojmë që vetëm pak javë më parë, Juventusi arriti akordin me Aron Ramsejin për transferimin e tij në Torino me parametra zero pasi në verë i skadon kontrata me Arsenalin./vipsport/