HomeKRYESORENjë shqiptar shënon në finale, Bajerni fiton Kupë

Një shqiptar shënon në finale, Bajerni fiton Kupë

Pasi kishim kohë që nuk dëgjonim thuajse asgjë rreth Meritan Shabanit, ishte momenti që lojtari shqiptar të rikthehej si protagonist. E ku më mirë sesa në finale që mund të ndodhte një gjë e tillë? Bajerni ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Zagrebit, duke marrë “Premier League International Cup”.

Kjo kupë është e veçantë, pasi marrin pjesë skuadrat elitare në gjithë Europën, duke i dhënë mundësi lojtarëve të rinjë që nuk kanë shumë hapësira në ekipin e parë. Dy herët e fundit ishte fituar nga Porto U-23, ndërsa e ka ngritur këtë trofe edhe Man City U-23 dhe Vijareali.

Meritan Shabani arriti të gjente golin e qetësisë në finale, duke i çuar shifrat në 2-0 vetëm në minutën e 90. Një festë e madhe e djemve të rinjë të Bajernit, që e tregojnë më së miri forcën e tyre edhe nëpërmjet rezervave në Europë. /Shqiperia.ch/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments