Një futbolliste shqiptare bëhet pjesë e listës së emrave kandidatë për të fituar “Topin e Artë” që dorëzohet çdo vit nga prestigjiozja franceze “France Football”. Kjo e fundit ka publikuar sot listën e 20 kandidateve të përzgjedhura për të garuar për trofeun më të lakmuar individual dhe mes emrave është edhe ai i sulmueses Kosovare Asllani.

Futbollistja e cila përfaqëson Suedinë në arenën ndërkombëtare, në këtë sezon ka bërë hapin e madh duke iu bashkuar Real Madrid në Spanjë, edhe pse skuadra garon ende me emrin e CD Takon.

Për futbollisten 30-vjeçare është një vlerësim i jashtëzakonshëm prania në këtë listë, edhe pse ishte mëse i merituar pasi aftësitë e saj para portës janë aq të njohura sa edhe vetë Reali e prezantoi si një “galaktike”.

Gjithsesi, ajo nuk renditet me favoriteve kryesore për të fituar trofeun pasi të gjithë janë të bindur se ai do t’u shkojë një prej futbollisteve të SHBA që fituan Kampionatin Botëror në verë, Megan Rapino ose Aleks Morgan.

LISTA
1) Lusi Bronz
2) Xhenifer Marozsan
3) Sarah Buhadi
4) Amandine Henri
5) Nila Fisher
6) Pernil Harder
7) Sem Kerr
8) Elen Uajt
9) Aleks Morgan
10) Vivian Miedema
11) Megan Rapino
12) Lieke Martens
13) Sari van Venendal
14) Uendi Renard
15) Rouz Lavel
16) Ada Hegerberg
17) Kosovare Asllani
18) Sofia Jakobson
19) Tobin Hith
20) Marta