Vllaznia e basketbollit te meshkujve vijon me perforcimet e saj ne prag te nisjes se sezonit te ri. Pas dy amerikave qe ka marre kohet e fundit, dje ka zyrtarizuar edhe nje basketbollist tjeter si perforcim.

Nikola Rakoçeviç është lojtari më i ri i Vllaznisë. Lajmi është bërë me dije nga klubi shkodran që përmes një njoftimi në faqen zyrtare bën me dije që malazezi do të shërbejë për ngjyrat kuqeblu në edicionin e ri.

Ai bëhet përforcimi i radhës për Vllazninë në këtë merkato vere. Në faqen zyrtare të klubit shkodran shkruhej:

“Nikola Rakoçeviç ka nënshkruar për kuqeblutë e koshit. Malezezi vjen nga ekipi All Stars i Malit të Zi dhe bëhet kështu përforcimi i rradhës për Vllazninë”.

Ne kete menyre, skuadra ka filluar te marre forme, megjithate ne ditet ne vijim priten edhe te tjera perforcime. Vllaznia do te kete objektiv fitimin e titullit kampion ne sezonin e ri dhe per kete arsye, i duhet te ndertoje nje ekip sa me te forte./SHKODRA-SPORT.COM/