Mançester Siti ka një nga akademitë më të mira në Angli, por investimet e shumta në merkato dhe ardhja e lojtarëve më të mirë në botë iu ka lënë pak hapësira talenteve që luajnë te moshat e “Qytetarëve”.

Si pasojë, shumë lojtarë të talentuar janë larguar nga akademia e Sitit dhe pas Xhejdon Sanços, është radha e Brahim Diaz. Spanjolli shihet si një futbollist me të ardhme të ndritur dhe në moshën 19-vjeçare, ka nënshkruar me gjigantët e Real Madridit.

Ky është një rikthim në Spanjë për Diaz, që e ka nisur karrierën te klubi i Malagas në vitin 2010. Diaz i kushtoi 200 mijë paundë Mançester Sitit, por nuk dihet ende sa do të përfitojnë “Qytetarët” nga shitja e tij te Reali./vipsport/