Një ngjarje që ka ngjallur panik, ka ndodhur në Xhenoa, pak minuta para ndeshjes Sampdoria-Udineze.

Tifozët që po shkonin në stadium, kanë parë pranë impiantit një person të armatosur që është futur në një ndërtesë dhe të terrorizuar kanë njoftuar policinë.

Forcat e rendit kanë vënë në lëvizje edhe Policinë e Anti Terrorit, e cila ka rrethuar zonën.

Forcat e Anti-Terrorit kanë hyrë në shtëpinë e personit të armatosur dhe e kanë arrestuar atë dhe pas informacioneve të para bëhet fjalë për një 26-vjeçar nga Shqipëria.

Në banesën e shtetasit shqiptar, është sekuestruar pistoleta që ka rezultuar të jetë sinjalizuese, e cila nxjerr fishekzjarrë.

Shtetasi 26-vjeçar, aktualisht gjendet në rajonin e policisë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi nuk dihen arsyet se përse ai e zotëronte atë lloj pistolete dhe pse kishet dalë në rrugë me të në duar. /vipsport/