Jo shumë tifozë të pranishëm në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit sot për ndeshjen Teuta- Vllaznia, por në mes tyre nuk kanë munguar as shkodranët.

Por në mes tyre ka qenë edhe një tifoz “VIP”. Bëhet fjalë për humoristin e njohur shkodran që jeton prej vitesh në qytetin e Durrësit, Edmond Halilin.

Pavarësisht se jeta e ka vendosur në mes këtyre dy qyteteve, ai sigurisht që ka mbetur tifoz i Vllaznisë. Ka dëshiruar që edhe sot ajo të fitonte por në fund është parë i kënaqur edhe me barazimin.

Gjatë pauzave të takimit, Mondi është parë të takohet përzemërsisht me administratorin e Vllaznisë Suad Lici por edhe me tifozët e tjerë shkodranë që kanë qenë të pranishëm në tribun VIP të stadiumit.

Ai mbetet një tifoz i zjarrtë i ekipit kuqeblu dhe e ndjek atë në shumë ndeshje që ai luan.