Një tjetër lojtar shqiptar pritet të largohet drejt Kosovës. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësi e djathtë Senad Lekaj. Burime për Newsport.al bëjnë me dije se lojtari është pranë marrëveshjes me Vushtrinë dhe sezonin e ri pritet të luajë në kampionatin kosovar.

Lekaj e mbylli sezonin te Burreli, ndërsa në të kaluarën e tij ka luajtuar me skuadra si Tërbuni, Besëlidhja, Kastrioti apo dhe Ada e Velipojës. Vushtria luan në Ipko Superliga dhe kërkon të përforcojë skuadrën me element të rëndësishëm.

Mesfushori shkodran ka nje eksperience te madhe tashme ne futbollin shqiptar por edhe ne ate gjerman ku ka luajtur per disa kohe dhe tashme do te provoje te luaje edhe ne kampionatin kosovar.

Nese do te realizohej kjo levizje, ai do te gjente tek Vushtrria nje tjeter futbollist shkodran, pikerisht sulmuesin Jasmin Rraboshta. Kujtojme se sezonin e kaluar kete ekip e ka drejtuar trajneri shkodran Samuel Nikaj i cili e shpalli ate kampion te kategorise se pare dhe e ngjiti ne Superlige.

Tashme do te jete rradha e shkodraneve te tjere per ta mbajtur ate ne mes ekipeve me te mira te futbollit shqiptar pavaresisht problemeve qe ka kaluar se fundi ky klub.
www.shkodrasport.com