Pas Abaz Karakaçit, edhe shkodrani tjeter Edon Hasani nuk do të jetë më një lojtar i Kastriotit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë mesfushori 31-vjeçar me anë të një postimi në rrjetet sociale, i cili largohet nga krutanët pas dy sezonesh.
“Faleminderit, respekte dhe mirënjohje. Presidenti Alban Vogli, drejtorit Gazmend Vogli, trajnerit Emiljano Çela, stafit të tij dhe shokëve të ekipit të Kastriotit për këto dy vite që kaluam së bashku. Ju uroj suksese në vazhdim!”, shkruan Hasani.
Tashme mbetet per t’u pare se cili do te jete destinaciono i ardhshem i tij, Shqiperia apo jashte. Mesfushori ne fakt disa here ka provuar te luaje ne ndonje skuader tjeter jashte vendit por gjerat nuk i kane ecur ashtu si duhet dhe mbase ka ardhur momenti tani.