Me derbin e kryeqytetit që u luajt mbrëmjen e djeshme në “Air Albania” dhe që përfundoi me fitoren e Tiranës është mbyllur edhe java e 6-të e kampionatit shqiptar.

Java e 7-të e “Abissnet Superiore” do të zbresë menjëherë në fushën e lojës, teksa do të luhet në dy ditë, të premten dhe të shtunën.

Më 7 tetor do të luhen 3 sfida. Gjithçka do të nisë në orën 15:00 kur në “Niko Dovana”, Erzeni do të presë Egnatian. Shijakasit do të kërkojnë autokritikën pas humbjes së thellë me Bylisin, ndërsa nga krahu tjetër rrogozhinasit do tentojnë rikthimin te fitorja pas dy javëve barazim.

Po në të njëjtën orë do të luhet edhe në “Selman Stërmasi”, aty ku Tirana do të presë Laçin. Bardheblutë vijnë me moralin e lartë pas fitores në derbi ndaj Partizanit, ndërkohë nga krahu tjetër kurbinasit e “zhytur” në krizë duan “shpëtimin” ndaj kampionëve aktualë.

E premtja ka rezervuar gjithashtu edhe përballjen mes Vllaznisë dhe Partizanit, sfidë që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:45.

Të shtunën ora 15:00 është radha e Kukësit të presë Bylisi në “Kukës Arena”. Verilindorët duan vazhdimësinë e fitoreve, pas asaj të arritur ndaj Laçit, ndërsa ballshiotët synojnë të bëjë një tjetër surprizë.

Po në të njëjtën orë Kastrioti do të presë Teutën në stadiumin e Kamzës, me të dy ekipet që duan 3 pikët.