Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

Sipas “Sky Sport”, ish-futbollisti i Partizanit, ka “dribluar” belgët e Standartit të Liezhit dhe është shumë pranë akordit me skuadrën e Veronës, e sapongjitur në Serinë A.

Mësohet se klubi italian do të paguajë 2 milionë euro plus bonuset për kartonin e shqiptarit të Kosovës. I pyetur në lidhje me këtë gjë, menaxheri i Rrahmanit, Ardijan Aliaj u shpreh:

 

“Nuk mund të them shumë për këtë, ka dy ose tre skuadra që e ndjekin atë. Ne po flasim, por ende nuk kemi marrë një vendim. Unë konfirmoj se ka interes nga Italia, por ne duhet të presim disa ditë për të marrë vendimin përfundimtar. Lojtari pëlqen futbollin italian, por ne kemi edhe kërkesa të tjera nga kompanitë që kanë lëvizur edhe përpara. Unë shpresoj se gjithçka do të jetë më e qartë në ditët e ardhshme.

 

aLIAJ RRAHMANUI

 

E njoh trajnerin e Veronës, sepse kemi luajtur së bashku me Hajduk Split kur ishim të rinj. Për mua, si një agjent, është mirë që Juriç është trajneri, sepse ai mund t’i lejojë lojtarit të integrohet më mirë. Prania e Juricit si trajner është absolutisht pozitive, por përsëris se ende nuk kemi marrë një vendim. Le të shohim se çfarë ndodh”, u shpreh Aliaj.