Ashtu siç kishi premtuar, çiklistët e Vllaznisë e kanë nisur mbarë vitin 2017. Në garën e parë të këtij viti, “Trofeun e kalave”, ata kanë dominuar mbi kundërshtarët e tyre. Gara ka nisur në kalanë e Prezës dhe ka përfunduar në kalanë e Petrelës, ka qenë e gjatë 70 kilometra. Në maloren e fundit, janë shkëputur 11 sportistë, nga të cilët 6 kanë qenë të Vllaznisë dhe në fund, i pari ka prerë vijën e mbërritjes çiklisti Astrit Kronaj që është shpallur fitues i këtij trofeu. I dyti është renditur Gogaj i Apolonisë dhe pas tij menjëherë kanë mbërritur Bruno Kola dhe Gjergj Zefi po të Vllaznisë. Fituesi i kësaj gare Kronaj shprehet i kënaqur për suksesin e arritur dhe sipas tij, ai vjen nga puna e bërë prej muajsh në stërvitje. Edhe trajneri Leonat Kola është i kënaqur me këtë sukses dhe sipas tij, nuk ka shumë rëndësi se cili sportist ngjitet në podium. E rëndësishme është që ai të jetë i Vllaznisë. Gara e rradhës, është ajo e kupës “26 marsi” që do të zhvillohet të dielën në Kavajë ku padyshim që objektivi i ekipit të Vllaznisë është sërish suksesi i sportistëve të tij.

© shkodrasport.com