Ka një çështje të re te Partizani. Bëhet fjalë për futbollisti brazilian Da Silva, i cili nuk është grumbulluar nga trajneri Zekiç për miqësoren ndaj Romës.

Për shkak të aktivizimit me pikatore të Da Silvës në ndeshjet e fundit, duket se mes palëve kanë filluar kontradiktat dhe në formë dënimi, trajneri i të kuqve ka vendosur të mos e grumbullojë në këtë miqësore luksi.

Braziliani gëzon kondicion të mirë fizik dhe nuk vuan nga ndonjë dëmtim. Në qoftë se mosmarrëveshja mes palëve nuk zgjidhet, ekziston mundësia që Da Silva të jetë i larguar i radhës nga të kuqtë.

E nese do te ndodhe kjo, padyshim qe Vllaznia nuk duhet ta humbase kete mundesi per te qendruar gati dhe per t’i bere nje oferte brazilianit i cili e njeh mire Shkodren dhe ambjentin dhe per me teper me fanellen kuqeblu ka fituar edhe dy trofe te Kupes se Shqiperise.

Kuqebluve u mungon nje fantazist dhe me mire se Da Silva askush nuk mund ta beje kete gje. Per kete arsye, drejtuesit e Vllaznise duhet te qendrojne “me veshet hapur” nga zhvillimet te Partizani dhe nese vertete do te ndodhe qe kontrata te prishet, atehere t’i bejne oferten e duhur per ta risjelle serish ne Shkoder./SHKODRA-SPORT.COM/