Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENjë tjetër rival i Brojës zyrtarizohet te Çelsi, sulmuesi i Kombëtares konfirmon...

Një tjetër rival i Brojës zyrtarizohet te Çelsi, sulmuesi i Kombëtares konfirmon të ardhmen në “Instagram”

Çelsi ka zyrtarziaur së fundmi sulmuesin Nikolas Xhekson nga Vijareali, teksa për “Blutë” ky është afrimi i dytë në sulm pas Kristofer Nkunku.

Duket se rivaliteti për Armando Brojën në skuadër sa vjen e shtohet, me sulmuesin që u kufizua sezonin e kaluar nga një dëmtim i rëndë që mori në dhjetor.

Duket se 21-vjeçari shqiptar ka zgjedhur që të vendosë vetë për të ardhmen e tij, duke shuar të gjitha zërat e merkatos që e mbajnë atë jashtë “Stamford Bridge”.

Broja hodhi një postim në Instagram ku shfaqet në “Stamford Bridge”, i veshur me bluzën e Çelsit dhe ku vendos vetëm një “emoji” blu për t’i treguar të gjithëve se ai do të jetë pjesë e “Bluve” dhe sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka komunikuar se Broja pëlqehet nga Poçetino dhe se gjithashtu është grumbulluar nga trajneri argjentinas në fazën përgatitore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments