Koronavirusi është një kërcënim i madh edhe në Kosovë, aty ku rastet vazhdojnë të shtohen. Së fundmi, virusi famëkeq ka prekur edhe dy futbollistët e parë. Bëhet fjalë për dy lojtarë të akademisë së Ballkanit.

Të dy lojtarët janë vëllezër, ndërsa shpresohet që si raste të jenë të izoluar dhe të mos jetë përhapur në më shumë futbollistë të rinj. Ndërkohë, lajmin për infektimin e futbollistëve e ka bërë vetë klubi i Ballkanit, ndërsa iu uron shërim të shpejtë.

“Kampionet tanë po përballen fuqishëm me Covid-19! Janë keta vllezerit Kolgeci synonim i urtesise , edukates dhe shpirtit garues! Eshte forca e tyre shpirterore dhe karakteri i trasheguar nga prindi i tyre mjek per tu përballur me çdo sfidë , e edhe me kete qe nuk kursen as sportiste!

Ne emer te FC Ballkanit, respektivisht te presidentit te klubit dhe gjithe femijeve te Shkolles se Futbollit dhe trajnerave ju deshirojmë sherim te shpejtë dhe kthim ne fushën e futbollit!
Qendroni te forte kampiona si gjithmone!
#rriNshpi”. /VipSport/