HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë tjetër shkodran me ‘valixhe në duar’, sulmuesi gati për transferimin...

Një tjetër shkodran me ‘valixhe në duar’, sulmuesi gati për transferimin jashtë vendit

Nga Endri ÇINARI

Merkato dhe lëvizjet e futbollistëve do jenë kryefjala e muajve të verës. Përveç Euro 2024 që do startojë pas 12 ditësh, kjo periudhë do jetë e nxehtë edhe për hyrje dhe daljet e futbollistëve. Një ndër futbollistët shkodranë që në edicionin e ri do bëjë një transferim është Ardit Nikaj.

Sulmuesi shkodran sipas asaj që mëson “Shkodra Sport” do largohet këtë verë nga Skënderbeu. Për 21-vjeçarin ka oferta nga jashtë vendit, ku kampionate si ai rumun, bullgar apo edhe polak duan shërbimet e lojtarit të kombëtare u-21.

Pista më konkrete duket se është ajo e Bullgarisë. Me Skënderbeun që është pranë transferimit në këtë kampionat edhe të një futbollisti tjetër.

Fjala është për Dean Liçon, që mendojet se është shitur për shumën e 450 mijë eurove në Bullgari. Një shifër të tillë drejtuesit bardhekuq pretendojnë edhe për Nikajn, i cili në sezonin që u mbyll ka qenë një ndër më të spikaturit në rradhët e “ujqërve”. Lojtari i dalë nga akademia Vllaznia zhvilloi sezonin e tij të tretë në rradhët e Skënderbeut.

Ku ky mund të themi se ishte më i ploti sepse Nikaj nuk vuajti nga dëmtimet që e kishin shoqëruar herë pas here. Në këtë edicion, ai ka shënuar 7 herë me Skënderbeun dhe tashmë po kërkon hapin e madh.

Ku interesimi dhe ofertat në adresë të sulmuesit nuk mungojnë. Por nga ana tjetër duhet kënaqur edhe Skënderbeu që zotëron kartonin dhe ka kontratë me shkodranin./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments