Vllaznia nuk ka humbur kohe dhe vetem pak ore pas mberritjes ne Zllatibor te Serbise, ka zhvilluar seancen e pare stervitore.

Klubi shkodran ka bere te ditur se ne rradhet e lojtareve verehet entuziasem dhe besim per t’u pergatitur sa me mire per ndeshjet ndaj Shiroki Brijeg.

Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit shkodran ne lidhje me kete gje:

VLLAZNIA NIS PËRGATITJET NË ZLLATIBOR

Ekipi ynë ka mbërritur mesditën e sotme në kampingun e Zllatiborit teksa është akomoduar në “Adonis Resort” ku do të qëndrojë për një periudhë disaditore në përgatitjet për ndeshjet europiane.

Ndërkohë pasdite kuqeblutë kanë zhvilluar të parën seancë stërvitore në këtë kamping teksa në rradhët e tyre vërehet entuziasëm dhe seriozitet për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet ndaj Shiroki Brijeg.