Moria e futbollisteve shkodrane qe pritet te luajne me Terbunin ne sezonin e ri po shtohet gjithnje e me shume. Pas atyre qe jane huazuar nga Vllaznia, ka edhe shkodrane te tjere qe duan te behen pjese e pukjaneve.
Njeri prej tyre eshte Samet Ruqi. Ish- lojtari i Beselidhjes ne dy sezonet e fundit, ka vendosur te largohet nga kjo skuader dhe destinacioni i ri eshte mesa duket Terbuni.
26 vjeçari eshte vene nen urdherat e trajnerit Beqiri qe madje e ka aktivizuar ne miqesoret qe ka luajtur se fundi ky ekip. Ai ishte ne fushe edhe ne ndeshjen ndaj Vllaznise, duke luajtur ne pozicionin e tij te preferuar, ate te mbrojtesit te djathte.
Ruqi ka pervojen e duhur per t’i sherbyer ekipit pukjan ne sezonin e ri dhe pritet te jete nje element i rendesishem per te per arritjen e objektivave sezonale./SHKODRA-SPORT.COM/