Pas plot 5 muajsh ne Shqiperi, me ne fund ka ardhur momenti i Albion Avdijajt. Sulmuesi kosovar ka debutuar ne Superligen shqiptare dhe kete mundesi ia dha vetem Vllaznia sepse Tirana nuk i besoi per asnje minute.

Lojtari qe pas dy ditesh mbush 27 vjeç ka nje karriere te pasur megjithate kerkon te tregoje vlerat e tij edhe ne Kategorine Superiore dhe ndoshta tashme eshte momenti me i mire.

Per me teper qe tek Vllaznia ka gjetur nje trajner si Thomas Brdariç me te cilin ka punuar tek Wolfsburg 2 vite me pare dhe e njohin mire njeri- tjetrin.

Jo me kot tekniku aktual i kuqebluve i besoi pak minuta ne ndeshjen e fundit ndaj Teutes, ndonese Albioni kishte vetem dy dite qe stervitej me skuadren.

Tashme qe largimi i Dunges duket i sigurte, Avdijaj mendohet te jete nje element i rendesishem per sulmin e Vllaznise dhe vete ai do te kete mundesine te tregoje vlera e tij per te bere per vete tifozet shkodrane por edhe per t’i treguar drejtuesve te Tiranes qe kane gabuar me menyren si jane sjelle me te./SHKODRA-SPORT.COM/