Vllaznia fitoi të premte 1-0 ndaj Teutës, me shkodranët që kryesojnë renditjen e Superligës me nëntë pikë diferencë nga ndjekësi më I afërt.

Dueli i “Loro Boriçit” nuk ka qenë fort i qetë sa I takon kartonave, me zëvendëstrajnerin e shkodranëve Elvis Plori që është ndëshkuar në pankinë.

Kartoni i verdhë duket sikur I kishte munguar ish-futbollistit, që nuk lë pa e evidentuar këtë rast. Me dorë në zemër dhe i dëshpëruar në foto, Plori shkruan: Më kishte munguar.

Shkodrani njihet për grintën e drejtimit të skuadrave nga stoli. Megjithate ne kete moment, duket se e ka tepruar me veprimin e tij dhe i ka kerkuar ndjese kryesorit Cjapi qe e ndeshkoi me karton te verdhe.