Kombëtarja U17 e Shqipërisë që prej ditës së djeshme është grumbulluar për një turne të rëndësishëm ku do të marrë pjesë në një turne kualifikues që do të zhvillohet në Portugali. Trajneri Elvin Beqiri ka grumbulluar për këto takime 23 futbollistë.

Në mes tyre, “Shkodra Sport” zbulon se është edhe Ernaldo Krasniqi, një lojtar që luan në Angli me ekipin e Huddersfield dhe që pakkush e di që është me origjinë nga Shkodra. Më saktë nga Lekajt e Dukagjinit. Ai ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë dhe ka premtuar se do ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë gjë.

Po kusht është Ernaldo Krasniqi (Vuksani)?
Ai ka lindur më 25 shkurt të vitit 2003 në Neëham të Londrës në Angli, vend ku prindërit e tij kishin emigruar në fund të viteve ’90. Futbollin e ka nisur që në moshën 7 vjeçare ku luan për shkollën e tij fillore St Michael’s. Ka luajtur më pas me Neëham Council si ekipi përfaqsues i zones ku jetonte por ka luajtur edhe për skuadra të tjera si Royal Falcon nga mosha 8 deri 12 vjeçare duke fituar shumë trofe dhe tituj.

Më pas luan me Barkingside 2 vjet dhe fiton me të dy kupat e Londrës dhe të Essexit Ernadoia duke qenë gjithmonë titullar në çdo ndeshje, madje edhe protagonist herëpashere me golat e tij.Ernaldo dallohet për shumë elementë cilësorë të cilët e bëjnë atë të jetë lider.

Krasniqi ka vijuar të luajë me “Crown Pro Elite Academy” për 2 Vite duke qenë edhe kapiten i tij dhe nga ky ekip më pas ka kaluar tek skudra profesioniste e “Huddersfield FC” me të cilën ka firmosur një komtratë 2 vjeçare që nga 1 korriku i këtij viti dhe njëkohësisht vazhdon të jetë pjesë e Akademisë së këtij klubi.

Ernaldo në Angli me ekipin e tij të “Huddersfielding luan në rolin e mesfushorit, ndërsa tek Shqipëria U17 trajneri Elvin Beqiri e ka vendosur në rolin e mbrojtësit. Kjo ngaqë ai i mbulon shumë mirë të dy pozicionetm luan mirë edhe përpara në sulm, majtas dhe djathtas, mesfushor majtas dhe djathtas. Një lojtar që luan me të dyja këmbën dhe është shumë teknik, ndonëse është 1.92 metra i gjatë.

Prej disa kohësh ai është pjesë e kombëtares shqiptare. Ai ndodhet i grumbulluar aktualisht në vendin tonë për turneun që kombëtarja U17 do të zhvillojë në Portugali. Në një komunikim të shkurtër që patëm me Ernaldon, e pyesim pse vendosi të luante për kombëtaren shqiptare?

Përgjigja e tij per “Shkodra Sport” është e tillë: “Zgjodha Shqipërinë duke pasë parasysh prejardhjen tim dhe kuptohet për të dhënë më të mirën për vendin nga i cili prindërit e mi kanë ardhur. Jam i kënaqur që kam bërë këtë zgjedhje që tashmë po luaj për Shqipërinë”.

I pyetur ndërkohë për ëndrrat e tij të mëtejshme, ai përgjigjet: “Do të mundohem të jap maksimumin tim në çdo ekip që do të luaj. Për momentin jam pjesë e “Huddersfield FC” me të cilin jam nën kontratë dhe do të bëj më të mirën, ndërsa për të më tej, do të shoh”.
Gjergj KOLA