Nje emer shume i njohur i volejbollit shkodran dhe atij shqiptar prej pak kohesh eshte kthyer tek ekipi me te cilin ka luajtur gjate gjithe karrieres, por tashme ne rolin e trajnerit.

Behet fjale per Besnik Lishen, nje nga volejbollistet e shquar te Vllaznise se viteve ’80. Ai prej shume vitesh ka jetuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes por asnjehere nuk i shkeputi maredheniet me qytetin e tij te lindjes dhe me volejbollin.

Tashme eshte rikthyer ne Shkoder dhe menjehere ne sport serish. Atij i eshte besuar drejtimi i ekipit te volejbollit te te rejave te Vllaznise, duke zene vendin e Ana Gjelajt qe e ka drejtuar ate sezonin e kaluar.

Kuptohet qe Lisha me pervojen e tij ka se çfare t’u transmetoje vajzave te reja te volejbollit, megjithese ai eshte gjithnje prane edhe ekipit te te rriturave duke bashkepunuar me dy koleget dhe shoket e tij te sportit, Mark Kroqin dhe Adrian Mikoplin.

Vllaznia e volejbollit te te rejave ka ne dispozicion nje grup vajzash te talentuara dhe me siguri qe edhe sivjet do te pretendoje te shpallet kampione e Shqiperise.
www.shkodrasport.com