Java e 13-të e Kategorisë Superiore uli siparin ditën e sotme, teksa Vllaznia e Brdariç duket se ka marrë “arratinë”.

Skuadra shkodrane kryeson tabelën e renditjes me një diferencë +9 nga ndjekësit më të afërt. Kuqeblutë janë duke zhvilluar një sezon fantastik, teksa në krahasim me sezonin e kaluar, kanë plot 12 pikë më shumë.

Për sa i përket skuadrave me “firon” më të madhe të pikëve, në krahasimin e renditjeve, ato janë Skënderbeu dhe Bylisi. Korçarët kanë 10 pikë më pakë nga sezoni 2019-2020, teksa ballshiotët kanë -8 pikë.

KRAHASIMI I PIKËVE:

Vllaznia +12 pikë

Laçi +1 pikë

Teuta +1 pikë

Partizani – 5 pikë

Tirana – 2 pikë

Kukësi -4 pikë

Bylis -8 pikë

Skënderbeu -10 pikë