Manuel Nojer është rikthyer në stërvitje me Gjermaninë. Kapiteni dhe njëkohësisht portieri gjerman mungoi në ndeshjen e ndaj Lihtenshtejnit pas një problemi shëndetësor.

Dje, Nojer ishte prezent me skuadrën dhe u duk në formë të mirë, teksa arriti ta përfundonte të gjithën. Trajneri Hansi Flik u shpreh se Manuel dha shenja të mira dhe se ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Armenisë të dielën në Shtutgart.

Gjithsesi, aktivizimi i Nojerit do të vendoset vetëm pak orë para se të startojë ndeshja. Kujtojmë që për Gjermaninë do të mungojnë Tomas Myler i cili është rikthyer në Mynih pas një problemi muskulor që pësoi në stërvitjen e parë me “Pancerat” të martën.