Eksperienca e shkelqyer e Vllaznise se femrave sezonin e kaluar kur shkoi deri ne fazen e grupeve te “Champions League”, u mbyll me ate gol te shkelqyer te Megi Doçit ndaj Real Madrid. Sigurisht qe edicioni i ri qe nis neser me sfiden ndaj kosovareve te Hajvalise do te ishte bukur qe te niste serish me nje gol te saj.

Por vete sulmuesja e Vllaznise me shume mendon tek kualifikimi i ekipit te saj dhe kete e ka shprehur edhe ne konferencen e sotme per shtyp kur eshte shprehur ne kete menyre perpara gazetareve:

“Keto jane sfida qe priten me emocione sepse luajme ne Champions League ndaj ekipeve kampione te vendeve te ndryshme. Ndeshja e neserme mendoj se do te jete shume e luftuar por duke besuar fort ne aftesite tona, mendoj se do ia dalim me sukses.

Te Vllaznia kane ardhur lojtare te reja nga Brazili dhe Amerika dhe kjo kohe na eshte dashur qe te lidhet ekipi. Besoj se çdo gje eshte ashtu si duhet dhe e veçanta e ketij sezoni eshte se trajneri ka nje organike me te plote ne dispozicion dhe nuk do te kete “dhimbje koke” kur ta ktheje ate nga pankina per te pare se ke do te zevendesoje.

Me ndihmen edhe te tifozeve shkodrane, te cilet jane te mrekullueshem dhe i kemi patur gjithmone perkrah, une jam e bindur se Vllaznia neser fiton dhe shkon ne finalen e grupit”.

Megi Doçi nderkohe gjate gjithe veres ka qene ne qender te merkatos sepse ekipe te ndryshme kane tentuar ta bejne te tyren, por ne fund ajo zgjodhi te qendroje te Vllaznia dhe arsyen e ka shpjeguar vete ajo kur eshte shprehur:

“Vllaznia per mua nuk ka qene asnjehere çeshtje parash. Ka qene gjithmone çeshtje ndjenjash. E kam shprehur vazhdimish se nese nuk vjen nje ekip serioz dhe me nje oferte zyrtare, une nuk do te largohem nga Vllaznia. Edhe kohet e fundit kam patur nje oferte shume te mire, por serioziteti i klubit ne fjale nuk ishte ne lartesine e duhur.

Prandaj une jam ketu per te gjithe gjithçka per Vllaznine dhe per vendin tim. Ne momentin qe do te kem diçka qe do ia vleje vertete per nje ekip te madh, ndoshta edhe mund te levizi”./SHKODRA-SPORT.COM/