“Unë nuk i gënjej njerëzit, unë them atë që mendoj. Më kanë çmendur për dy vjet për trajnerin dhe për atë që thoja. Trajneri më i keq i 10 viteve të fundit ka qenë ai. E ka bërë Roma-n të luajë në mënyrë të padenjë, të shpifur”.

Ky ka qenë sulmi i ashpër i Antonio Cassano-s ndaj Jose Mourinho-s në Bobo TV.

“Njerëzit në Romë japin shpirtin për skuadrën dhe unë e di shumë mirë. Ai i ka bërë për vete tifozët duke gënjyer, por çfarë korrës do të marrësh. Nuk me intereson për rezultatet që ka arritur.

“Ka dy vite në Romë, klubi ka shpenzuar shumë, jo siç thonë të tjerët, edhe këtë vit kanë marrë lojtarë të mirë. A mund të shohim tre pasime kundër Salernitana-s në vend të një paraqitje të turpshme?”.

Cassano e ka përforcuar mendimin e tij:

“Në Verona kam parë një futboll të padenjë, me sherre, rrëmuja dhe kinemaje. Me Milan-in me dhjetë lojtarë, kanë bërë një gjysmë gjuajtje në portë me devijim. A mund të shihet një shpifësire e tillë? Njerëzit që shkojnë në stadium nuk e meritojnë këtë.

“Lukaku-n nuk e donte askush dhe më pas ka shkuar te Roma. Paredes, Ndicka, Aouar janë të gjithë lojtarë të fortë. Megjithatë, me Mourinho-n asnjë skuadër nuk luan mirë. Futbolli duhet të argëtojë njerëzit, në karrierën e Mou nuk ka ndodhur kurrë”.