Ne Kolegjiumin e Arbitrave te Shkodres ka disa arbitra te cilat spikasin per paraqitjet e tyre dhe ndonese Sektori perkates ne FSHF nuk po u jep vendin e duhur, serish ata mbesin me vlera.

Por nga ana tjeter, ne ndeshjen miqesore te dites se sotme ne mes Vllaznise dhe Veleçikut, na ra ne sy edhe arbitri Noris Kozmai. Ka qene ai qe e ka drejtuar kete takim sebashku me dy asistentet e tij Jetmir Podgorica dhe Mehmet Bega.

Kozmai ka staturen e nje arbitri te kohes. I pergatitur mire fizikisht ngaqe eshte marre prej vitesh me futboll, ai edhe si arbiter po spikat. Natyrisht qe meriton me shume vemendje dhe me siguri emri i tij ne sezonin e ri do te jete ne mes arbitrave te kategorise se pare.

Mosha e tij e re dhe evolumi shume i shpejte qe ka bere ne arbitrim jane tregues te nje deshiron te beje karriere ne kete fushe. Megjithate per ta bere kete gje, i duhet me shume mbeshtetje dhe njekohesisht edhe vemendje nga ata qe e kane ne dore per ta bere kete gje.
www.shkodrasport.com