Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENotarët e Vllaznisë shkëlqejnë edhe në turneun 'Talent Cup' në Shkup

Notarët e Vllaznisë shkëlqejnë edhe në turneun ‘Talent Cup’ në Shkup

Notarët e Vllaznisë kanë bërë një tjetër paraqitje të mirë edhe në garat e rradhës, ato që janë zhvilluar sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Ato kanë marrë pjesë në turneun “Talent Cup” me pjesmarrjen e 40 ekipeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, me një total prej 366 notarësh pjesmarrës.

Ekipi i Vllaznisë u perfaqësua nga sportistët Viki Tafrruku, Skerdi Kroni dhe Joel Golemi, të drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka. Viki Tafrruku u shpall sportistja më e mirë femër për moshat 13-14 vjeçare dhe sportistja e dytë më e mirë femër e turneut. Ajo fitoi tre medalje ari në disiplinat e 50, 100 dhe 200 metër stil i lirë. Në disiplinën e 50 metër stil i lirë Viki rregjistroi kohën më të mirë të kampionatit dhe në 100 dhe 200 metër stil i lirë e dyta në kategorinë OPEN.

Joel Golemi u shpall sportisti më i mirë mashkull për grupmoshën 9-10 vjeç. Fitoi medalje ari në disiplinën e 50 metër stil i lirë dhe dy medalje argjendi në 100 dhe 200 metër stil i lirë.

Ndërsa Skerdi Kroni u shpall sportisti i tretë më i mirë mashkull i kategorisë 11-12 vjeç duke fituar medalje argjendi në disiplinën e 50 metër flutur dhe tre medalje bronzi në disiplinat e 50,100 dhe 200 metër stil i lirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments