Manchester United ka përmbysur gjithçka në pesë minutat e fundit të ndeshjes dhe ka mposhtur Juve-n 2-1 në Allianz. Megjithëse e pamerituar, Djajtë kanë shënuar dy herë në fund duke marrë tre pikë jetësore në Grupin H.

Tashmë të besuarit e Mourinho-s ndodhen në vend të dytë me shtatë pikë, ndërsa Juve mbetet me nëntë pikë.

Ndeshja nisi me një temp të lartë nga të dy krahët. Por me kalimin e minutave ishte Juventus ekipi që filloi të dominonte ndeshjen duke detyruar United të qëndronte në gjysmëfushën e tij dhe të mbronte me të gjitha forcat.

Duhet të kalonin gjysmë ore lojë për të parë mundësinë e parë me goditjen e Cuadrado-s që pritet mrekullisht nga De Gea. Pak sekonda më pas Sami Khedira godet brenda zonës por shtylla i mohon golin e avantazhit.

United nuk del përpara duke iu nënshtruar vendasve. Por pas pushimit Djajtë dalin me tjetër mentalitet dhe mundohen të sulmojnë më shumë.

Martial ka një mundësi të mirë por goditja e tij është e pasaktë. Një minutë më pas ishte traversa që i mohoi përsëri avantazhin Juve-s pas goditjes së Dybala nga brenda zonës.

Në minutën e 65’ më në fund zhbllokohet rezultati. Ronaldo merr një pasim të bukur pas shpinës së mbrojtësve dhe godet me të parën duke mundur De Gea-n.

Një gol i merituar i bardhezinjve që pas golit zhbllokohen edhe mendërisht dhe fillojnë të krijojnë mundësi pas mundësie për të vulosur fitoren ndaj një United të trullosur pas golit të pësuar.

Por në minutat e fundit, sidomos pas futjes në fushë të Fellaini-t, United sulmon me agresivitet dhe fiton një goditje dënimi shumë pranë zonës e cila shndërrohet në gol nga një tjetër zëvendësues, Juan Mata.

Mesfushori spanjoll godet e klas. United merr zemër dhe një top i rrezikshëm në shtyllën e dytë i ka dhënë golin e avantazhit pas një rrëmuje në zonë me Alex Sandro që ishte lojtari i fundit që ka prekur topin përpara se të shkonte në rrjetë.

Manchester City nuk e ka pasur të vështirë të mposhtë Shakhtar Donetsk. Të besuarit e Pep Guardiola-s kanë fituar 6-0 në Etihad duke ruajtur kryesimin e renditjes në Grupin F. Ishte David Silva ai që nisi goleadën dhe Jesus dyfishon nga pika e bardhë e penalltisë.

Dy golat e tjerë janë shënuar në pjesën e dytë nga Sterling dhe Gabriel Jesus, përsëri me penallti. Në fund të takimit ishin edhe Mahrez me Gabriel Jesus që thellojnë diferencën.

Një fitore bindëse e Qaytetarëve që kanë siguruar kualifikimin në fazën e nokautit. Ndërsa Hoffenheim ka përmbysur një disavantazhin e dyfishtë ndaj Lyon me ndeshjen që ka përfunduar 2-2./telesport/