Vllaznia e futbollit te femrave ka bere detyren sot duke fituar nje tjeter ndeshje per kampionat. Ajo eshte ndeshur pasditen e sotme me Partizanin ne “Reshit Rusi” ndaj te cilit ka fituar me rezultatin e thelle 7-0.

Duke folur pas ndeshjes per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me kete takim, trajneri Nikolin Leka eshte shprehur: “Ishte nje ndeshje pak delikate sepse vinim prej nje humbje te thelle ndaj Çelsit dhe po ashtu, thuajse te gjitha lojtaret kane kaluar nje gjendje gripale.

Megjithate ne fushen e lojes ata u treguan ashtu si duhet duke bere veprime te bukura dhe si rrjedhoje fitorja nuk u vu asnjehere ne dyshim dhe per me teper edhe ato vajza qe luajten, treguan vlera.

Ne beme rotacion edhe ne formacion dhe nderkohe ne pjesen e dyte aktivizuam te tjera lojtare, por te gjitha ata bene detyren duke shenuar dhe fituar. Nuk na intereson se kush do jete rivali yne kryesor, ne bejme punen tone”.

Vllaznia ka shenuar deri tani 32 gola dhe nuk ka pesuar asnje. I pyetur nese gara e ekipeve te tjera eshte se kush do t’i shenoje Vllaznise, trajneri Leka pergjigjet: “Duhet te pyesim ekipet e tjera se çfare do bejne. E sigurte eshte qe ne do te vazhdojme te bejme punen tone per te mos pesuar gola”./SHKODRA-SPORT.COM/