Ka rezistuar 50 minuta por jo me shume. Murlani eshte mundur me rezultatin 1-0 nga Sopoti ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e qytetit te Librazhdit, ne kuadrin e takimeve te javes se gjashte te kampionatit te kategorise se dyte.

Kuptohet qe ka qene nje takim shume i veshtire sepse perballe skuadres se trajnerit Pepaj ka qene Sopoti, nje nga pretendentet kryesore te grupit A per t’u ngjitur nje kategori me lart.

Skuadra e Murlanit eshte mbrojtur pergjithesisht mire, por herepashere ka kerkuar edhe te kundersulmoje, megjithate nuk ia ka dale te marre qofte edhe nje pike ne kete transferte te veshtire e cila eshte mbyllur me fitoren e ngushte 1-0 ne favor te Sopotit qe me kete trepikesh ngjitet ne krye te renditjes.

Sopoti 1-0 Murlani

(Kopaci 50′)

SOPOTI: Miraka, Jugu, Tanushi, Seferi, Kopaci, Mici, Goci, Myslimi, Kaloshi, Levendi, Ukaj

MURLANI: Caku, Ramja, Temja, Keshtejaku, Djepaxhia, Lekaj, Nonato, Trianoski, Lani, Hila, Shpuza