Ne turneun nderkombetar te Shkupit, organizuar fundjaven e kaluar kane marre pjese perpos dy notareve te Vllaznise edhe dy te tjere te Shoqates “FUTURE SPORTS ACADEMY SHKODËR – FSASH”. Behet fjale per Arlind Hysaj dhe Arber Hysaj. Turneu “Orion Cup” ka rezultuar i suksesshem per te dy ata.
Keto dy sportiste kane konkurruar ne 7 gara gjithsesi ku kane arritur te ngjiten 5 here ne podium, duke zene nje vend te pare, 2 vende te dyta dhe dy vende te treta.
Në garat më të forta të këtij aktivitetit, atë të stil i lirë 100 metër, notari Arbër Hysaj u rendit i dyti dhe arriti të marrë 406 pikë FINA, duke përmirësuar ndjeshëm rekordin e mëparshëm personal në këtë garë që ishte 302 pikë FINA, si dhe në garën 100 metër not shpinë u rendit i pari dhe arriti të marrë 330 pikë FINA, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm personal në këtë garë që ishte 274 pikë FINA.#
Në Kategorinë absolute (Renditjen e Përgjithshme) për disipilinën not shpinë 100 metër Arbër Hysaj, u rendit i treti duke marrë medalje bronzi.
Në Kategorinë absolute (Renditjen e Përgjithshme) për disiplinën not delfin 50 metër Arlind Hysaj dhe Arbër Hysaj, u renditën në vendin e shtatë dhe të tetë duke përmirësuar rezultatet e mëparshme. Për moshat 13-14 vjeçare Arbër Hysaj u rendit i treti si sportisti më i mirë në të gjitha dispilinat./www.shkodrasport.com/