Flamurtari dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Ardian Nuhiu.

“Padiskutim që vlen si pikë, më pëlqeu skuadra pasi treguan grintë dhe karakter, nuk u dorëzuan. Rezultati ishte i drejtë sepse edhe kundërshtari kishte rastet e veta. Bëmë mjaftueshëm për të merituar barazimin. Do na qetësojë ky rezultat, por kemi ende vend për përmirësim. Tek ky grup pashë shumë dëshirë.

Ishte e rëndësishme që të mos humbnin ndeshjen sot, i falëm pak fushë kundërshtarit. Në pjesën e dytë kemi tentuar më tepër të ndërtojmë, duke përmirësuar gjërat dalëngadalë. Do të jem insistues te grupi për të mbajtur topin, në varësi të kundërshtarit.

Dembele na njoftoi një problem në mes të pjesëve. Por në këtë moment na duhen luftëtarët, shpresoj ta gjej në të ardhmen, ashtu siç ishte sot. Merkato e janarit, bllokim? Për momentin jemi të përqendruar te grupi, duam të marrim më të mirën, kanë kualitet dhe në vazhdimësi të ma shprehin. Të marrim maksimumin nga ky grup. Merkato e janarit është e varfër, ndërsa për bllokimin s’e di”, tha Nuhiu.