Rexhinaldo, sulmuesi i Kombëtares së Mozambikut, që spikati me Luftëtarin e më pas u bë pjesë e Kukësit në Superiore, fillimisht ishte në planet e Tiranës, madje kishte edhe negociata mes palëve.

Po ashtu ai pati kontakte edhe me drejtuesit e Vllaznise por palet nuk kane gjetur akordin financiar me te duke mos shkuar dot drejt firmes ne kontrate.

Por, tashmë që është larguar nga Kaisari në Kazakistan, duket se do të rikthehet në Shqipëris, pasi nuk ka gjetur ekip. Ai ka rënë dakord me skuadrën e njohur shqiptare që synon të fitojë titullin në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin.

Duket se palët kanë gjetur akordin dhe së shpejti pritet që Rexhinaldo të prezantohet dhe të jetë pjesë e skuadrës shkupiane, ku edhe do të jetë një forcë kryesore në sulm.