Vllaznia është mundur dje në shtëpi nga ekipi i Laçit. Është humbja e tretë në Superligën e sivjetshme dhe dy ia ka shkaktuar pikërisht Laçi.

Janë të shumtë ata që janë mërzitur, ata që janë bërë pesimistë për vazhdimësinë siç ka edhe nga ata që e mbështesin pa rezerva Vllazninë dhe përcjellin optimizëm.

Një nga ata është Ilir Kepa, ish- futbollit i Vllaznisë dhe i Kombëtares. Edhe pse prej vitesh tejon në belgjikë ku edhe luajti futboll, Kepa e ka mendjen e zemrën tek Vllaznia e tij.

Mesa duket, pas humbjes me laçin ka dashur ti japë zemër Vllaznisë dhe tifozëve, duke shkruajtur shkurt në faqen e tij në Facebook “EDHE DUKE HUMBË SHKOHET DREJT TITULLIT KAMPION.”.

Komentet janë të tepërta, sidomos kur shkruan një kampion si Ilir Kepa.