Pak ditë më parë, Alban Bushi publikoi listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjen zyrtare ndaj Turqisë dhe dy miqësoret ndaj Uellsit. Për këto ndeshje, kishte disa risi ndërkohë që kishte edhe futbollistë që aktivizohen me skuadrat e tyre rregullisht.

Një ndër to, është mesfushori shkodran Erald Lakti që mban edhe shiritin e kapitenit te Primavera Fiorentina, por që për Bushin duket se kaq nuk mjafton për të qenë te Shpresat. Lakti është ndër të vetmit futbollistë që ka luajtur të gjitha ndeshjet me Fiorentinën e të rinjve, me përjashtim të rastit kur iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale muaj më parë.

Sot, Lakti do të jetë në stol te ekipi i parë i Fiorentinës pasi trajneri Viçenzo Montela ka vendosur ta grumbullojë me skuadrën e parë. Fiorentina luan në shtëpi sot ndaj Xhenoas dhe i duhet vetëm një pikë për të siguruar matematikisht qëndrimin në Serinë A pas një sezoni me shumë luhatje. /VipSport/