Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk do të luajë ndaj Vllaznisë, mbrojtësi titullar drejt largimit nga Kukësi

Nuk do të luajë ndaj Vllaznisë, mbrojtësi titullar drejt largimit nga Kukësi

Numan Kurdiç u afrua në merkaton e janarit te Kukësi në formën e huazimit nga skuadra e Sarajevos, por ka pak gjasa që lojtarin ta shikojmë përsëri me fanellën e verilindorëve në Shqipëri.

Futbollisti nuk do të luajë ndaj Vllaznisë ditën e nesërme dhe kjo tashmë është e sigurt. Ndërkohë që në klub thonë se lojtari është dëmtuar dhe nuk është gati.

Në këtë situatë, duke parë se kanë mbetur edhe pak ndeshje, gjasat që lojtarin ta shikojmë të luajë përsëri këtë sezon janë të pakta.

Pas përfundimit të sezonit, ishte vendosur që huazimi i lojtarit të rishikohej, por mësohet se me shumë mundësi aventura e tij me Kukësin është mbyllur dhe lojtari është drejt një largimi të parakohshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments