Goli i shënuar ndaj Partizanit ka patur një rëndësi jo të madhe jo vetëm për fitoren e Laçit por edhe në aspektin personal. Ndriçim Shtubina ndjehet i kënaqur me këtë gjë edhe sepse ka barazuar një rekord personal.

Ky ka qenë goli i shtatë për të në këtë kampionat, duke barazuar në këtë mënyrë edhe numrin më të madh të golave të shënuar në kampionat gjatë një sezoni. Keshtu rezulton sipas nje statistike te publikuar nga “sportekspres.com”.

Shtatë gola ka ndodhur të shënonte aq në sezonin 2013/14 me fanellën e Vllaznisë. Një numër të tillë Shtubina e ka realizuar në 30 ndeshje, kurse këtë sezon me Laçin i ka realizuar në 22 takime. Sigurisht Shtubina i gëzohet golave të shënuar dhe ua shpërblen kështu kurbinase, që besuan tek ai pas një gjysmë sezoni për t’u harruar te Kukësi.

E veçanta është se Shtubina për Laçin, sa herë ka shënuar, ka realizuar golin e parë. Pikërisht ai është shumë i rëndësishëm në Superiore. Kundër Luftëtarit në shtëpi shënoi atë të barazimit 1-1 dhe Gjoni në fund i dha fitoren kurbinase.

Në Gjirokastër, në Kamzë dhe në takimin e fundit shënoi gola trepikësh. Kundër Tiranës dhe Skënderbeut ka shënuar golat e avantazhit dhe në fund Laçi ka marrë pikët e plota.
© shkodrasport.com