Skënderbeu vazhdon me krisën e rezultateve. Skuadra korçare nuk fiton 5 sfidash radhazi dhe sot u mposhtën 3-2 nga Tirana në transfertë. Duke parë këtë ecuri, Skënderbeu rrezikon të bjeri nga Kategoria, ndërsa në emër të skuadrës ka reaguar, kapiteni Vangjel Zguro.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi premton se që nga sfida e radhës, Skënderbeu do t’i rikthehet rezultateve pozitive dhe nuk do të dorëzohen lehtë në garën për mbijetesë.
“Si kapiteni i ekipit dhe në emër të gjithë çunave, dua të reagoj dhe të premtoj që në ndeshjen e radhës, ekipi do ju kthehet rezultateve pozitive. Ne jemi Skënderbeu dhe nuk dorëzohemi lehtë dhe të gjithë gjithë e dinë mirë këtë gjë.
Vetëm të gjithë të bashkuar, si ekip si staf, si tifozë, ne do të t’ia dalim, ashtu siç ia dolëm edhe sezonin e kaluar. Forca Skënderbeu”, shkruan Zguro në postimin e tij./newsport/