A do të rikthehet futbolli në vend? Kjo është tema më e përfolur mes opinonit sportiv për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusi. Federata Shqiptare e Futbollit ka depozituar një kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë, por dhe të Sporteve për të rinisur aktivitetin futbollistik.

Për këtë ka folur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një intervistë për Report TV ka treguar se në çfarë stadi është shqyrtimi i kësaj kërkese. Ajo theksoi se prioritet mbetet gjithmonë shëndeti i futbollistëve dhe pjesës tjetër të stafit.

“E kemi marrë këtë kërkesë, jemi duke e diskutuar por besoj që jemi ende herët për të folur për hapjen e kampionateve qoftë edhe pa tifozë.

Por duhet të garantojmë shëndetin e të gjithë shqiptarëve por edhe të gjithë sportistëve se është e rëndësishme gjithashtu. Nuk kemi ende një vendim për këtë”, ka deklaruar Ministrja./newsport/