Tek Vllaznia ka gjetur shume pak hapesire aktivizimi, por mesfushori francez Michael Panos duket se e ka gjetur ekipin e tij te ardhshem per sezonin e ri.

Mediat ne France bejne te ditur se lojtari 25 vjeçar qe u federua ne janar nga drejtuesit shkodrane, pritet te jete pjese e ekipit Le Mans FC qe militon ne kategorine e trete te ketij vendi.

Ne Shkoder ai eshte prej 9 muajsh ne fakt dhe gjate kesaj periudhe ka luajtur vetem ne 47 minuta me ekipin e Vllaznise. Prej te cilave 36 minuta ne ndeshjet e Kupes dhe 11 minuta ne ndeshjet e kampionatit.

Ne keto rrethana, kuptohet qe edhe drejtuesit e klubit do te tentojne “t’i japin duart”, por edhe vete lojtari nuk e ka nder mend te qendroje me gjate ne Shqiperi, por te kthehet serish ne France, aty ku mund te rikape formen e tij sportive.

Panos ka qene i vetmi perforcim i Vllaznise ne merkaton e janarit dhe u mendua se do te ishte nje zevendesues ideal per Krymin e Jonuzin ne qender te mesfushes, por ne fakt nuk rezultoi keshtu dhe si rrjedhoje tashme do te largohet./SHKODRA-SPORT.COM/