Vllaznia ka arritur që të zgjidhë më në fund kontratën me brazilianin Kasius Vinicius Koelho. Mbrojtësi ka qenë një nga lojtarët që nuk kanë bindur drejtuesit, edhe pse u afrua me bujë dhe firmosi.

Klubi i kishte dhënë disa ditë afat brazilianit për t’u larguar nga skuadra dhe ai ka vendosur të bëjë një gjë të tillë pasi kuptoi se trajneri Brdariç nuk e kishte aspak në plane.

Ky ishte një largim i pritshëm, i paralajmëruar prej kohësh nga “Panorama Sport”. Ajo që nuk dihet ende është se si u zgjidh kontrata.

Klubi kishte kërkuar një ndërprerje konsensuale me futbollistin, por ky i fundit fillimisht refuzoi. Ne fakt nje pike e kontrates e ka parashikuar kete gje dhe drejtuesit e klubit i jane referuar asaj.

Tashme eshte e qarte se Cassius nuk eshte me pjese e Vllaznise dhe per rrjedhoje ai nuk do te jete ojese e listes se federimit te saj per sezonin e ri.