Pas tre basketbollistëve amerikanë që kanë firmosur më parë, Vllaznia ka bërë realitet paraditen e së premtes një tjetër firmë të rëndësishme. Presidenti Alban Xhaferi ka bindur basketbollistin Robert Shestani që të hedhë firmë në kontratë dhe të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Shestani ka qenë ditët e fundit I angazhuar me ekipin tonë kombëtar në ndeshjet eliminatore që ai ka zhvilluar dhe me t’u kthyer në Shkodër, ka firmosur menjëherë kontratën. Ai ka qene edhe me heret pjese e Vllaznise, nderkohe qe ka marre pjese edhe ne seancat stervitore te diteve te para te ardhjes ne Shkoder te trajnerit Nikolai Gospodinov.

Kujtojme se Shestani eshte nje lojtar i kombetares shqiptare dhe me cilesite e tij do te rrise konkurrencen ne skuadren tone. Nga ana tjeter, bejme me dije se merkatoja ende nuk eshte mbyllur per skuadren tone.

Objektivat e stafit drejtues të shoqatës së basketbollit Vllaznia janë shumë ambicioze për sezonin e ri dhe për këtë arsye, duhen sa më shumë lojtarë cilësorë në dispozicion të trajnerit. Stërvitja ndërkohë është planifikuar të nisë më 2 shtator dhe deri atë ditë do të ketë edhe të tjerë lojtarë që do t’I bashkohen Vllaznisë.

Skuadra shkodrane pritet që të marrë pjesë edhe në Ligën Ballkanike në sezonin e ri dhe prandaj trajnerit Gospodinov I duhet të ketë një kontigjent sa më të bollshëm lojtarësh.
www.shkodrasport.com