Karim Benzema ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm te Reali i Madridit dhe dha kontribut për fitoren e titullit kampion. Francezi ka bërë një rrëfim ndryshe duke zbuluar dëshirat që ka pasur kur ishte fëmijë, lojtarët më të fortë me të cilët ka luajtur dhe nëse do të shkëmbente 4 Champions me një Botëror.

Ai ka zgjedhur Nejmarin si dribluesin më të mirë në botë, ndërsa për lojtarët e rinj ka një këshillë që të punojnë shumë dhe të mos fluturojnë pas një ndeshjeje.

Cili është lojtari më i mirë me të cilin keni luajtur në karrierë?

E kam shumë të vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje sepse kam luajtur me lojtarë të shkëlqyer si Ronaldo, Kaka, Raul dhe tani Ramos. Nuk mund të zgjedh njërin.

Ka shumë debat dhe diskutime se cili është pozicioni juaj në fushën e lojës…

Mua kurrë nuk më ka pëlqyer që ta përcaktoj qartë pozicionin tim në fushën e lojës. Nuk ka rëndësi nëse jem një numër 9, numër 10 apo 11. Unë jam thjesht një lojtar futbolli që jap më të mirën për të qenë më i miri në botë.

Keni menduar ndonjëherë për “Topin e Artë”?

Sigurisht që po. Që nga fëmijëria ime e kam menduar diçka të tillë, por nuk jam nga ata tipat që fiksohet për diçka. Ky çmim individual është gjithmonë aty kur je futbollist profesionist dhe kur dëshiron të fitosh shumë.

Cili është momenti për të cilin pendoheni më shumë dhe momenti për të cilin jeni më krenar?

Nuk pendohem për asgjë. Unë kam bërë gjithçka kam dashur dhe kjo më bën të lumtur. Më shumë krenar më bën fakti që kam fituar shumë trofe me një klub si Reali i Madridit.

Cili është formacioni më i mirë për ju?

Reali i Madridit.

Kush mendoni se do të jenë 3 yjet më të mëdhenj të futbollit në të ardhmen?

Nuk e di sepse futbolli ecën shumë shpejt. Problemi është të jesh i mirë gjatë gjithë sezonit dhe të fitosh tituj me ekipin. Nëse shënon 3 gola në një ndeshje, nuk je yll.

Do t’i shkëmbenit 4 Champions-at që keni fituar me Botërorin?

Jo. Në asnjë mënyrë.

Kush është mbrojtësi më i fortë me të cilin jeni përballur?

Nuk ka vetëm një emër, por dy, Ramos dhe Varan. Kur përballem me ta në stërvitje, është e vështirë.

Cilët janë lojtarët me të cilët do të kishit dashur që të luanit futboll?

Shumë e thjeshtë: Ronaldo Nazarion dhe Zidanin.

Cilët janë 5 dribluesit më të mirë në futboll?

Nejmar dhe nuk po e vazhdoj më numërimin.

Cili ka qenë goli më i bukur i karrierës suaj?

Nuk e di. Ka shumë gola. Nëse do të zgjedh vetëm njërin, me shumë mundësi do të zgjedh golin ndaj Osasunës.