Vllaznia i ka marrë një fitore Bylisit, nga ato që janë jo pak të hidhura. Shkodranët ishin cinik duke fituar me shifrat 2-1 falë golave të Markut dhe Jonuzit. Damcevski do të shkurtonte diferencat në të 82, por kjo nuk mjaftoi që ekipi i tij të dilte me pikë.
Perla e Jonuzit do t’i godiste ballshiotët në momentin e tyre më të mirë ku kërkohej barazimi, teksa e ngritën jo pak nivelin në pjesën e dytë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:
“Dua t’i them bravo djemëve, se humbasim, por krijojmë shumë raste ndaj ekipeve të mëdha në Superiore. Arbitrat? Nuk i vjen pak gjynah për djersën e këtyre çunave? Interpretimi bëhet sipas asaj që shihet, jo si do ti.
Duam arbitra si ai djali i ri që erdhi ndaj Tiranës, ishte për t’i hequr kapelën. Arbitri ishte i drejtë për shumicën e kohës ndaj Vllaznisë, kam vetëm një ankesë te rasti i Bejit që i ra bilbilit dhe nuk lejoi avantazhin kur lojtari jonë shkoi për të shënuar gol. Më hani hakun mua, por jo të këtyre djemve”.