Tirana ka mposhtur Vllazninë duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion. Pas ndeshjes, ka folur edhe trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

“Ne Vllazninë e kemi mundur në Superkupën. Mua më intereson fitorja, jo loja. Duhet falenderuar Abazaj që po luan me një këmbë, ne e dimë që kundërshtari ka një mbrojtje të fortë.

Është një fitore të rëndësishme dhe karakteri, në këtë ndeshje nuk pësuam sepse ndeshjet e tjera gjithmonë kishim pësuar. I mendojmë ndeshjet një nga një, të vuajmë dhe të marrim fitoret me sakrificë.

E dimë që në këtë fazë ndeshjet janë të vështira. I lëshojmë territorin kundërshtarit por nuk kemi panik. Tani në këtë situatë na duhen vetëm pikët, në fillim luanim bukur por nuk kishim pikë, kështu që nuk na intereson loja e bukur.

Gjithsecili ka meritën e vet, unë me të gjithë lojtarët e mi i konsideroj elitarë, që duan të saldojnë emrin në histori, të mendojnë për të ardhmen dhe jo pagesat.

Ata të kërkojnë mentalitetin e fituesit dhe që ta kalojnë tek të tjerët. Nuk e di që ishte Kolela, nuk mendoj se është e nevojshme të ishte në stadium. E kemi çdo gjë në dorën tonë, nuk mendojmë fare për kundërshtarët”, u shpreh Shehi për “Oversport”.