Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk ka debutuar ende në Superligë për këtë sezon, te Vllaznia 'kujtohen'...

Nuk ka debutuar ende në Superligë për këtë sezon, te Vllaznia ‘kujtohen’ për sulmuesin shkodran

Te Vllaznia kujtohen për Arlind Kalajan. Sulmuesi shkodran u bashkua me Vllazninë në verën e vitit të kaluar dhe sezonin e kaluar luajti në 27 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës.

Këtë vit, Kalaja është harruar totalisht nga Brdaric dhe stafi i tij pasi nuk është aktivizuar për asnjë minutë në Superligë.

Sulmuesi ka luajtur vetëm 15 minuta ndaj Ael Limassol në ndeshjet e Europiane dhe 56 minuta ndaj Labërisë në Kupë, ndërsa nuk është preferuar asnjë minutë në kampionat.

Ditën e sotme, Kalaja feston 26-vjetorin e lindjes dhe klubi përmes një postimi në rrjetete sociale e ka uruar, ashtu siç ben zakonisht ne raste te tille.

Dhe normalisht të shumta kanë qenë komentet e tifozëve që përveç urimeve kanë pyetur nëse Kalaja vazhdon të jetë pjesë e skuadrës apo është larguar pasi nuk luajtur aspak sezon të Superligës./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments