Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të jetë në një rrëfim ekskluziv në ekranin e “Super Sport” për ecurinë e futbollit në vend në vitin 2021.

Në një intervistë me gazetarin Ylli Aga, numri një i federatës ka analizuar ecurinë futbollistike, duke u ndalur në disa prej momenteve më të rëndësishme dhe delikate të këtij viti që po mbyllim.

Nga ecuria e kombëtares, raportet me trajnerin Reja e deri tek raportet e FSHF-së me qeverinë shqiptare apo problematikat e futbollit, Duka i prek të gjitha, në një intervistë 360 gradë mbi vitin futbollistik mjaft impenjativ.

Verdiktet e edicionit që u mbyll në Superiore dhe sfidat e pritshmëritë për vitin 2022 do të jenë disa nga temat që do të preken nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, intervistën e të cilit do keni mundësi ta ndiqnin në Sport News në orën 20:00.