Ditën e sotme skuadra e Napolit luan në një transfertë të vështirë siç është ajo e Kaliarit. Në këtë sfidën skuadra e drejtuar nga Ançeloti pritet që të bëjë kthesën, pasi në mesjavë pësuan një humbje përball Liverpulit, ku kjo disfatë e la jashtë “Champions League”.

Mbrojtësi i Kombëtares tonë, Elseid Hysaj,do ta nisë këtë sfidë nga pankina, pasi trajneri italian ka vendosur që shqiptari të mos jetë titullarë.

Kujtojmë që kundrejt tij dhe jo vetëm, ka një pakënaqësi të madhe nga tifozët napoletan. Shkak për këtë gjë është bërë humbja që Napoli pësoi përball Liverpulit, e cila nuk ka lënë një shije të mirë tek tifozët italian.

Sipas spekulimeve të fundit nga mediat italiane, tek skuadra e drejtuar nga Ançeloti pritet që të shikohen ndryshime në fushën e lojës.

Ekipi i Napolit, do të bëjë të pamundurën për të marrë një fitore të mundshme ditën e sotme, teksa në të kundërt, situata në kampin napoletan do të përkeqësoheshin ndjeshëm./Shqiperia.ch/