HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk ka dyshime për titullarët, Edi Martini vendos për lojtarët që do...

Nuk ka dyshime për titullarët, Edi Martini vendos për lojtarët që do hedhë në fushë

Teuta do të luajë sot kundër Sherif Tiraspolit, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Champions League. Sfida do të nisë në orën 19:00, teksa trajneri Edi Martini ka caktuar titullarët që do të zbresin në fushë.

Ka pasur dyshime deri në momentin e fundit, megjithatë shkodrani ka zgjedhur t’i besojë lojtarëve që shkëlqyen në sezonin e kaluar.

Nga minuta e parë do ta nisin dy “prurjet” e verës në formë huazimi. Bëhet fjalë për Sherif Kallakun dhe Taulant Seferin. Më poshtë njihuni me 11-shen titullarë që “Djemtë e Detit” do të zbresin në fushë ndaj moldavëve.

Frashëri; Todorovski – Hoxha – Arapi – Jackson; Vila – Aleksi; L.Vila – Kallaku – Bregu; Seferi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments